Mësoni më shumë se çfarë i bënë agresiv fëmijët dhe si duhet të sillen prindërit në këto raste.
Fëmijët zakonisht shfaqin emocione të ndryshme gjatë ditës. Në një moment mund të jenë të qetë dhe në momentin tjetër mund të kthehen në fëmijë agresivë. Për prindërit agresiviteti i fëmijës mund të jetë stresues, shqetësues e madje mund të krijojë edhe bezdi. Pa harruar se në disa raste fëmijët agresivë e vënë prindin edhe në siklet sidomos ndërsa janë në publik.
Fëmijë agresivë? Ja arsyet!
Zakonisht fëmijët i bën agresivë edhe mungesa e aftësive gjuhësore apo sociale. Aftësia e reduktuar për t’u shprehur zakonisht pasohet nga sjellja agresive. Ndërkaq:
Fëmijët mund të sillen agresivisht edhe si pasojë e mos plotësimit të kërkesave që kanë. Në këtë rast kjo sjellje shkaktohet nga mungesa e aftësive për të legaciuar me prindin në mënyrë që të marrë atë që kërkon.
Një përzierje inati dhe mërzie. Është shumë e shpeshtë shprehja e shenjave të agresivitetit nga fëmija sidomos kur është i mërzitur. Për shembull ata mund të bëjnë veprime të dhunshme nëse nëna largohet duke e lënë me dikë tjetër.
Për fëmijën edhe një situatë stresuese mund të pasojë një sjellje agresive. Disa vogëlushë e përdorin agresivitetin edhe si një mënyrë për të përballuar stresin.
Bëhet fjalë edhe për temperamentin si edhe aftësitë sociale. Cdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri. Dhe disa prej tyre mund të jenë tepër të predispozuar të veprojnë agresivisht. Sidomos nëse edhe prindërit janë të dhunshëm apo kanë sjellje agresive. Fëmijët në këtë rast imitojnë veprimet e të rriturve.
Si duhet të sillen prindërit nëse fëmija është agresiv?
Prindërit duhet të ruajnë qetësinë. Duhet të dini se është e gabuar ta gjuani. Për dy arsye. E para fëmijës do t’i tregoni se nuk ka asgjë të gabuar të gjuash dikë. Dhe e dyta fëmija do të jetë më i predispozuar të sillet akoma edhe më keq. Në vend të kësaj fëmijës i shpjegoni me qetësi dhe ton të prerë përse nuk duhet të gjuajë dikë. Pa përdorur fjalë si “jo” apo “mos” të cilat nuk i tregojnë përse nuk duhet ta bëjë.
Prindi duhet të përpiqet të kuptojë arsyen që e bën fëmijën agresiv. Duke e pyetur me qetësi se cfarë ka ndodhur i jepni kohën të qetësohet.
E largoni nga ajo që po bën. Në atë moment nëse do ta coni diku tjetër apo nëse do t’i flisni për dicka tjetër fëmija do të fillojë të qetësohet.
E merrni fëmijën dhe dilni diku tjetër. Në momentin që është qetësuar mund të shkoni me fëmijën në dhomën tjetër ose në kopësht dhe t’i shpjegoni se cfarë bëri gabim. Gjithmonë me ton të prerë dhe të qetë./botaegruas