Mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj ka humbur jetën një person si pasojë e një aksidenti në trafik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Klinë e Mesme.
“Një veturë me targa vendore në rrethana ende te panjohura është perplasur në mbrojtëset e rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën një pasagjere e moshës 50 vjeçe”, ka thënë Zahiti për portalin Veriu.info, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka bërë të ditur se edhe katër persona tjerë kanë pësuar lëndime, e të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. /Gazeta Shneta/