Në Ditën Botërore pa duhan Instituti Kombëtar QRSHP- Ferizaj në bashkëpunim me QKMF- Ferizaj mbajtën ligjërata në 4 shkolla fillore: “Jeronim De Rada”, “Ganimete Terbeshi”, “Gjon Serreqi” dhe “Besim Rexhepi” në fshatin Komogllavë
Instituti Kombëtar QRSHP Gjakovë zhvilloi aktivitete për ditën botërore pa duhan me moto: Duhani dhe shëndeti i mushkrive.
Emisioni për duhanin në radio Gjakovë, ligjëratë me nxënës dhe student në konviktin e studentëve, tryeza e rrumbullakët dhe ligjëratë me punëtorët shëndetēsor në QKMF, shpërndarja e materialiy edukativo-shëndetësor në institucionet shëndetësore dhe arsimore.
Ndërsa Instituti Kombëtar QRSHP Prizren zhvilloi aktivitete me moto: Duhani dhe shëndeti i mushkrive: janë zhvilluar aktivitete senzibilizimi, informimi dhe vetëdijesimi me qyetarë dhe nxënës duke shpërndarë material edukativo-shëndetësor në institucionet shëndetësore dhe arsimore. Le të jet çdo ditë pa duhan. Të krijojmë ambiente 100% pa duhan!