Julia Pelly ka shkruar një ese që nuk mund të përshkruante më mirë rolin e prindit në rritjen e fëmijës. Ajo ka folur për durimin që prindërit duhet ta kenë, sidomos në kohën kur ata mësojnë fëmijët të flenë vetë.
“Mother.ly” ka publikuar shkrimin e saj, ndërsa GazetaShneta e ka përshtatur në shqip.
Keni durim ta lexoni deri në fund. Do e shihni se do ia vlejë:
Djali im është një “gjumash” i mirë. I ka pasur 4 kilogramë kur ka lindur edhe vetëm pas një muaji ka filluar të flejë vetë.
Deri në moshën 3-4 muajshe bënte deri në 10 orë gjumë. Sa më kujtohet biles e ushqeja me gji përderisa ai vazhdonte të dremiste.
Kur bëri 1 vit e zhvendosëm në krevatin e tij. Unë dhe burri ndiheshim pak çuditshëm sepse ishim mësuar të flinim nën tingujt e ofshamave të lehta e gërhitjeve të lezetshme.
Tash ai është 2 vjeç dhe rutina e gjumit po ecën mirë. Por pa marë parasysh këtë rehati, ai ndonjëherë i ka edhe fazat e vështira kur refuzon të flejë vetëm. Ndonjëherë nuk mund ta shkoqis nga trupi nga fuqia që më shtrëngon duke bërtitur se nuk do të flejë në krevatin vetëm.
Dhe kjo gjë ka ndodhur së fundmi. Në mbrëmje e dërgova në dhomën e tij, përcolla hapat e zakonshëm para se të flejë, i lexova përrallat e preferuara, folëm, por kur erdhi momenti i përshëndetjes për natë të mirë, ai më tha “nënë mos më lë”.
Provova ta qetësoj duke tentuar që të mos i kushtoj vëmendje por rezistenca e tij më sinjalizoi se është një sjellje që kësaj here nuk duhej mënjanuar.
Kështu që unë u ktheva prapa, u ula në dysheme dhe ia mbajta dorën nëpër shufrat e krevatit.
Ne nuk ankohemi asnjëherë kur ndodhin netët e tilla. Edhe natën tjetër ndodhi po e njejta. E përkunda në duart e mija dhe e përqafova fort. Më shkoi ndërmend se sa pak gjëra mund t’i rregullojmë vetëm me një përqafim; dhe sa shpejt do të kalojë koha që këto përqafime do të shkojnë duke u pakësuar. Andaj shfrytëzova rastin që këtë moment ta vlerësoja sa më shumë të mundesha.
Hyra në krevatin e tij që të flinim bashkë.
Javën tjetër u ula pranë krevatit, aq pranë sa ta siguroja që unë isha aty dhe ai mund të ndihej i sigurt.
Javën tjetër u ula jashtë krevatit por duka ia mbajtur vetëm njërën dorë.
javën që pasoi u ula në mes të dhomës, vetëm sa ta dinte që isha po aty.
Në javën e fundit qëndrova në pragun e derës duke i përshpëritur fjalë qetësuese deri sa ai po mësohej të flinte vetëm.
Çdo natë kam kaluar të paktën 40 minuta duke pritur, edhe pse nuk mund të duket kohë jo e gjatë, por kur keni shumë pak kohë që të pushoni për vete dhe të nesërmen të pret një mal me punë, çdo sekond të duket I gjatë.
Por nihem krenare me veten. Tash mund t’i them natën e mirë, t’ia këndoj këngën e preferuar, ta ndali dritën dhe të dal nga dera pa ia dëgjuar thirrjet.
Por gjërat vëshitrësohen përsëri nëse ai ka kaluar një ditë të keqë në kopësht. Vras mendjen nëse i kam thënë diçka gabim ose kam bërë një sjelllje të pakontrolluar ndaj tij. Mendoj nëse po përjton ndonjë makth ose është i sëmurë.
Kështu që natë pas nate e gjej vetën të ulur në errësirë, në qetësi të vdekur, duke pritur, 40 minuta, 60 minuta, 90 minuta… E përdori këtë kohë për të listuar gjërat që duhet të blejë për kuzhinë ose edhe për të kalkuluar gjëra që duhet të bëj tek puna. Kur filloj të acarohem, filloj të mendoj për të mirat e djalit tim, për gjërat që mi mundëson t’I mësoj çdo ditë rreth vetes por edhe për jetën. Ia kujtoj formën e lezetshme të fytyrë, sytë e bukur, formën e hundës. Pastaj mendoj me vete se sa shpejt ai po rritet.
Dhe të qenit prind vie me këto kushte. Mund t’i bësh të gjitha por nganjëherë do ta gjesh veten të ulur në mes të dhomës, në errësirë, duke i sjllë nëpër mend errësirat e brendshme; gjërat që mund të shkojnë keq.
Për momentin, errësira ime është në kuptimin e plotë të fjalës. E di se kur të rritet djali im, dhe bota e tij të fillojë të zgjerohet e problemet të tejkalojnë krevatin e tij, errësira ime do mund të bëhet edhe më e errët dhe pritjet e mia të zgjaten edhe më.
Shpresoj shumë që kur kjo kohë të vijë, të mund të përmbajë vetbesimin tim, dhe me durim të plotë të qëndroj e qetë, e ulur në errësirë… /GazetaShneta/