Asnjë bari aktual nuk mund të parandalojë ose kurojë COVID-19, mirëpo kemi disa terapi që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe menaxhimin e ndikimit të virusit.
COVID-19 shkakton një përgjigje inflamatore në të gjithë trupin që mund të rezultojë në dëmtim të mushkërive dhe sistemeve të ndryshme të trupit, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Kur virusi u shfaq në 2019, mjekët nuk dinin si ta trajtonin atë. Që nga ajo kohë, shkencëtarët kanë punuar gjatë gjithë kohës për të identifikuar mundësitë e trajtimit dhe tani disa terapi po bëhen të disponueshme.
Në këtë artikull ne shqyrtojmë mundësitë e menaxhimit të statusit simptomatologjik të COVID-19 përmes trajtimit me analgjetik.
Acetaminofeni i njohur gjithashtu si paracetamol, mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të tilla si dhimbje të lehta të trupit dhe etheve.
Ky bari është një analgjezik dhe antipiretik. Analgjetikët ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri në mesatare. Antipiretikët ndihmojnë në uljen e etheve duke parandaluar prodhimin e prostaglandinave, të cilat ndikojnë në rregullimin e temperaturës së trupit.
Barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAID), të tilla si ibuprofen dhe aspirina, mund të zvogëlojnë ethet, dhimbjet dhe inflamacionin.
Ngjajshëm me acetaminofenin, grupi NSAID zvogëlojnë ethet dhe poashtu kanë efekte anti-inflamatore dhe anti-koaguluese.
Në fillim të pandemisë COVID-19, autorët e një studimi hipotetizuan se ibuprofeni mund të përkeqësonte COVID-19 duke rritur sasinë e një enzime (ACE2) që lehtëson hyrjen dhe zhvillimin e infeksionit SARS-CoV-2.
Ata besuan se kjo mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së simptomave të rënda. Sidoqoftë, studimi nuk ka shikuar në mënyrë specifike tek njerëzit që përdornin ibuprofen me COVID-19.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të sugjeruar që përdorimi i barnave NSAID do të ketë një ndikim negativ në rezultatet klinike të COVID-19. /Gazeta Shneta/