Një paralajmërim për COVID është lëshuar për britanikët pasi një variant i ri i virusit me ‘46 mutacione’ është tashmë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas raporteve.
Këto njoftime vien pasi shkencëtarët dhanë alarmin mbi ‘shfaqjen e një varianti të ri’ në Francën Jugore. Ata vunë re 12 pacientë në të njëjtin rajon, testet e të cilëve treguan “një kombinim atipik”, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
I ashtuquajtur varianti IHU, emri i tij zyrtar është B.1.640.2 përfshin “gjenomet aktuale të viruseve dhe tre gjenome të tjera të reja”. Ndër të tjera, u gjenden dy mostra të mbledhura në Angli të këtij varianti.
Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se mund të ketë një numër rastesh ‘tashmë në Mbretërinë e Bashkuar’.
Specialisti i sëmundjeve infektive Vipin M. Vashishtha komentoi në Twitter se: “Omicron mund të mos jetë varianti i fundit shqetësues (VOC).
“Është shfaqur në Francën Jugore, një variant i ri SARS2, B1.640.2, i njohur si IHU.
“Ekspertët besojnë se është po aq i transmetueshëm sa Delta, por që shkakton sëmundje më të rënda dhe më evazive imune sesa variantet e tjera shqetësuese”.
“Ka afër 1,000 raste të zbuluara deri më tani dhe raste të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar dhe Monako.”
Ka shumë variante të reja të zbuluara gjatë gjithë kohës, por kjo nuk do të thotë se do të jenë domosdoshmërisht më të rrezikshme se Delta ose Alfa.
Ajo që e bën një variant më të njohur dhe më të rrezikshëm është aftësia e tij për t’u shumuar për shkak të numrit të mutacioneve që ka në lidhje me virusin origjinal.
Kjo është kur bëhet një “variant shqetësimi” – si Omicron. Mbetet të shihet se në cilën kategori do të bjerë ky variant i ri, tha specialist Vipin.
Prania e variantit u zbulua për herë të parë nga ekspertët në IHU Mediterranee Infection në Marsejë.
Ata njoftuan në Twitterin e tyre në fillim të këtij muaji se kishin zbuluar një variant të ri në pacientët me COVID-19 nga Forcalquier, në rajonin Alpes-de-Haute-Provence.
Shkencëtarët thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, e cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator.
Testet tregojnë se lloji mbart mutacionin E484K që mendohet se e bën atë më rezistent ndaj vaksinave. /Gazeta Shneta/