Terroret e gjumit të bebeve janë të ngjajshme me ankthet e natës, por mund të jenë më të rënda për prindin që mbikqyrë situatën. Terorret e gjumit dhe ankthet janë mëse normale të shfaqet gjatë një periudhe të jetës së bebes tuaj.
Çfarë janë ankthet e natës?
Ankthet janë ëndrra të këqija që shfaqen gjatë gjumit të thellë të bebes, apo ndryshe të themi gjatë gjumit REM, të cilat më pas shkaktojnë zgjimin e nervozuar dhe të frikësuar të fëmijës. Shpesh herë, fëmija mund të kujtoj ankthin në detaje dhe ka mundësi që ditën pas këtij përjetim ta kaloj i frikësuar dhe i mërzitur. Pra, fëmiu ka aftësi komunikimi dhe mund t’iu njoftojë se çfarë ka ndodhur, por foshnja nuk di asnjë mënyrë komunikimi apo sqarimi, fatkeqësisht.
Shkaktarët e anktheve tek bebet:
Situata stresuese dhe të frikshme: Bebet mund të shqetësohen nga gjërat të cilat të rriturve i duken normale. I vogli juaj mund të përjetoj ankthe nëse ka parë diçka të frikshme, apo ka kaluar kohë gjatë ditës me ndonjë të afërm që i duket frikësues. Disa situata të tjera që mund të ndikojnë tek foshnjet, janë edhe ndërrimi i shtëpise apo mungesa e ndonjë të afërmi që e ka përzemër. Ndërsa, të vegjlit me imagjinatë të zhvilluar shohin ankthe të natës pasiqë të dëgjojnë histori të frikshme.
Medikamentet: Disa medikamente mund të rezultojnë me ankthe, të cilat njihen si ankthe të stimuluara nga ilaçet. Në shumë raste, ndalimi i marrjes së këtyre ilaçeve apo ndërrimi i dozës, mund të ndikojë në qetësimin e gjendjes së fëmijës.
Stresi dhe ankthi: Bebja juaj mund të jetë duke përjetuar frikë apo ankth ndaj diçkaje. Kjo mund të manifestohet pastaj në ankth nate. Megjithatë, shumica e bebeve rriten dhe e tejkalojnë këtë situarë.
Lodhja: Gjumi i pakët dhe i pamjaftueshëm shkakton marrjemendësh dhe lodhje, e cila çrregullon gjumin. Në këtë mënyrë ndikimi arrinë deri tek ciklet e zgjimit të bebes, të cilat në mënyrë të tërthorë arrijnë tek gjendja kur truri sheh ëndrra negative të formuluara si ankthe.
Ushqimi i rëndë para gjumit: Një racion i rëndë ushqimi pak para kohës së gjumit, është njëra nga shkaktarët e anktheve tek të rriturit, por kjo gjë nuk është e njëjta tek foshnjet. Foshnjet nëse ushqehen me qumësht mirë para gjumit, nuk përjetojnë ankthe. Ndërsa, fëmijët që hanë ushqim plotësues, patjetër se do të kalojnë një natë të frikshme.
Si t’i ndihmoni fëmijës nëse ka përjetuar ankth nate?
- Ofroni sigurinë tuaj, mbështetjen, dhe ledhatojeni.
- Sqarojani përse ka ndodhur një gjë e tillë, dhe se nuk është e vërtetë.
- Ndryshojani disponimin. Bëni diçka për t’ia tërhequr vëmendjen.
- Dhurojani një kukullë, të cilën mund ta përqafoj gjatë gjumit.
- Bëni bisedë relaksuese para gjumit.
- Lini një llampë të vogël ndezur në dhomën e fëmijës. /Gazeta Shneta/