Pandemia me koronavirus ka shkaktuar panik, frikë dhe stres në të gjithë botën. Por ata që tashmë kanë probleme mendore duket se janë më të prekurit, raporton The Guardian.
Njerëzit po shmangin masivisht kontaktin fizik me njerëzit e tjerë, dhe nuk duan të përdorin transportin publik ose të qëndrojnë në dhoma me një numër të madh njerëzish.
E gjitha reflekton në shëndetin mendor, reflekton edhe fizikisht, kështu që shumë prej tyre kanë probleme në stomak ose dështim të zemrës.
Organizata Botërore e Shëndetit ka sqaruar se pandemia ndikon në shëndetin mendor të njerëzve, kështu që ata rekomandojnë të shmangni shikimin, leximin dhe përcjelljen e lajmeve që mund të shkaktojnë ankth dhe stres transmeton Gazeta Shneta.
Karantina dhe izolimi mund të kenë një ndikim negativ, sipas një studimi të botuar në Lancet muajin e kaluar.
Shumë njerëz raportuan se kishin një sulm paniku në momentet kur ata u përballën me një ftohje të zakonshme për shkak të lajmeve dhe informacioneve në internet që ngatërron të ftohtin me virusin korona.
“U befasova nga fakti që fillova të kollitem, mendova se isha i infektuar. Mbaj mend atë moment që nuk mund të merrja frymë në shok, “tha një student për The Guardian.
Kontrolloni kohën e kaluar në rrjetet sociale nëse keni probleme ankthi dhe stresi, bisedoni me një mik, të afërm ose terapist për të marrë mbështetjen e bisedës. Ruani higjenën e rregullt, shikoni dietën tuaj dhe praktikoni gjumë cilësor. Mos harroni të jeni aktiv fizikisht. /Gazeta Shneta/