Nuk ka asgjë më të këndshme se aroma e një fëmijë të posalindur. Asnjë prind nuk mund ta harrojë aromën e ëmbël në kokën e fëmijës së tyre.
Duke e nuhatur foshnjen, prindërit krijojnë një lidhje të fortë me ta. Madje, nënat arrijnë ta identifikojnë foshnjen e tyre vetëm përmes nuhatjes së kësaj ere, transmeton GazetaShneta.
“Smithsonian Magazinë” shkruan se një studim I kryer nga Pub Med ka eksperimentuar me një numër të madh prindërish të cilët është dashur të nuhasin pizhamet e foshnjes së tyre. Nga kjo nuhatje, truri ka liruar dopaminë, një kimikate e trurit që lirohet kur jemi duke provuar një shije të re ose kur jemi duke përjetuar një ndjenjë adrenaline.
Por sipas, magazinës suedeze “foskining.se” thuhet se kjo erë mund edhe të shërojë problemet me shëndetin mendor të prindërve.
Një ekip prej 30 grave kanë nuhatur kapelat e foshnjeve të sapolidura. Ato kanë nuhatur edhe aroma të tjera në mënyrë që të bëhet krahasimi.
Dhe ky krahasim me të vërtetë ishe domethënës pasi që kur gratë kanë nuhatur kapelet, atyre u ishin aktivizuar disa qeliza në tru njëlloj siç ndikojnë medikamentet që shërojnë sëmundjet mentale.
Hulumtuesit thonë se ky studim ende është larg konkludimit përfundimtar nëse aroma e foshnjeve është me të vërtetë shëruese.
Kjo aromë përbëhet na 150 kemikate andaj studiuesit e kanë ende të ëvshtirë ta gjejnë se cili nga këto element është tamam përgjegjës për lirimin e kësaj arome specifike.
Por ekipet hulumtuese kanë thënë se do të punojnë që një ditë të hedhin në dritë një spërkatës I cili do të arrijë të shërojë shumë sëmundje mendore me vetëm një spërkatje./GazetaShneta/