Në Shqipëri janë ashpërsuar masat kundër përhapjes së koronavirusit Covid-19.
Shteti ka mbyllur kafiteritë, restoranet dhe klubet e natës në Tiranë, ndërsa Bashkësia Islame ka njoftuar se nuk do të mbahet namazi i xhumas nëpër xhami, transmeton Gazeta Shneta.
“1. Mbyllja deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht. 2. Caktimi i një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës. 3. Caktimi i një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij. 4. Vendosja e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik. 5. Reduktimi në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës!”, thuhet në njoftimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Respekt, respekt, respekt, për komunitetin musliman që vendosi anulimin e faljes së namazit dhe çdo tubim nëpër xhami”, ka shkruar kryeministri Edi Rama. /Gazeta Shneta/