Më datën 20 të këtij muaji, dukesha e Sussex, Meghan Markle, organizoi së bashku me mikeshat e saj një babyshower magjik për fëmijën që pritet të sjellë shumë shpejt në jetë.
Megjithëse festa me 15 të ftuar ishte tepër private dhe nuk doli asnjë pamje prej saj, miqtë e Meghan kanë zbuluar së fundmi për mediat e huaja ç’ndodhi brenda festës së shumëpërfolur.
Miku dhe grimieri i Meghan, Daniel Martin, ka zbuluar për revistën “People” se babyshower ishte një ribashkim, pasi ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin që prej ditës së dasmës.
Daniel ka zbuluar se të ftuarit kanë biseduar gjatë gjithë mbrëmjes për fëmijët dhe kishin ndarë mes tyre histori e këshilla, të cilat me siguri do t’i shërbejnë Meghanit në të ardhmen.