Vogëlushi 11 javësh do të duhej të ishte në shtëpi i rrethuar me më të dashurit e tij, mirëpo ai është në spital duke luftuar koronavirusin.
Bebi Ares Banister ka testuar pozitiv nga Covid-19 dhe aktualisht është në spital në Leicester Royal Infirmary shkruan DailyMail, transmeton GazetaShneta.
Ai u pranua në spital të hënën me një temperaturë të lartë dhe u diagnostikua me koronavirus të nesërmen.
Nëna e tij Jodie Banister, tha se gjendja e Ares ‘duket se është zgjidhur’, por ajo ndjeu ‘frikë dhe panik’ pasi u diagnostikua me Covid-19.
Ajo gjithashtu bëri një njoftim në Facebook duke ju drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi./GazetaShneta/