Shoqata e Biokimistëve të Kosovës në krye me Dr. Shemsi Veselin, i kanë dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, për procesin e licencimit të institucioneve private për testimet PCR dhe serologjike për Covid-19.
Biokimistët ia kanë shprehur ministrit shqetësimin se deri më tani nuk janë të përfshirë në asnjë proces për këtë çështje, ndonëse janë kompetent profesionalisht për testimet serologjike, shkruan Gazeta Shneta.
“Si pasojë e kësaj edhe kanë rezultuar shumë mangësi apo edhe tepri që ky komitet i ka propozuar Bordit për Licencim gjatë hartimit të UA 01/2020. Ju bëjmë me dije se Biokimistët Klinik janë profesionistët më kompetent në Laboratorin Klinik Mjekësor. Por pa paragjykuar qëllimin e mirë të këtij komiteti ne gjejmë aty mangësi të cilat reflektojnë mungesën e një qasje praktike dhe profesionale sa i përket sfidave dhe strategjive që kërkohen në testimet për pandeminë Covid-19 por edhe të fushës profesionale laboratorike”, thuhet në këtë letër.
Biokimistët tutje ia tërheqin vërejtjen ministrit për procesin e kontrollit dhe monitorimit të këtyre institucioneve private, të cilat do të kryejnë testimet rapide.
Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë. /Gazeta Shneta/