Drejtoria e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Republikën e Sllovenisë ka arritur të identifikojë përmbajtje të lartë të ariklamidit, substancë kancerogjene e cila aplikohet në ushqime, në biskotat Plazma.
Origjina e biskotave Plazma është Serbia, prodhuesi është Grupi Bambi, dhe numri serik i prodhimit është L801370 si dhe data e skadimit është 30 qershor 2019.
Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt këshillohen që të mos e konsumojnë dhe ato mund t’i kthejnë në pikën e blerjes, thuhet në faqen e internetit të Bordit Drejtues.
Çfarë është arkilamidi
Arkilamidi (Acrylamide) është një proces ndotës që rezulton nga përpunimi i ushqimeve në temperatura të larta dhe mund të rrezikojë shëndetin.
Shumica e akrilamideve gjenden në ushqime me origjinë bimore, të gjetura në shumicën e ushqimeve të pjekura, dhe të skuqura me përmbajtje të lartë të karbohidrateve. Ushqime të tilla janë: patate të skuqura, çipsat, produkte të drithërave si:, tostet, biskotat, krekerat, buka, palagaçe etj./Insajderi/