Disa ushqime mund të dëmtojnë fëmijën, ngase ndryshojnë shijen e qumështit duke iu shkaktuar dhimbje barku.
Prandaj gjatë kësaj periudhe duhet të konsumohet ushqim i përshtatshëm dhe i balancuar. Bizelet janë një nga ushqimet më të mira që duhet të konsumojmë gjatë ushqyerjes me gji. Në përmbajtje të tyre ka fibra, karbohidrate dhe proteina.
Çfarë duhet të hani kur ushqeni me gji?
Bizelet janë perime që nuk të fryjnë në krahasim me fasulet dhe thjerrëzat. Ato ndihmojnë në stimulimin e qumështit.
Sigurisht që nuk mund ta ekzagjërojmë me konsumimin e tyre sepse mund të sjellin dhimbje barku tek fëmija. Por për të pasur sa më shumë qumësht ju duhet të merrni sa më shumë lëngje.
Është shumë e rëndësishme që të konsumohet qumështi dhe produktet e tij. Gjithashtu duhet të konsumoni frutat dhe perimet e sezonit./pernenat.al/