Çështja se cila lloj buke – e bardhë apo kafe – është më e shëndetshme ka qenë gjithmonë objekt debati. Njerëzit gjithmonë kanë besuar se buka e kafe është më e lartë nga lëndët ushquese se buka e bardhë. Por a është e vërtetë kjo?
-Si ndryshon bukë e bardhë dhe kafe?
Pothuajse të gjitha llojet e bukës bëhen në të njëjtën mënyrë duke përjashtuar glutenin dhe kokrrat. Ato prodhohen duke përdorur maja në miell nga kokrra gruri ose thekre shkruan FirstCryParneting. Ky proces metabolizon sheqernat e thjeshtë të pranishëm në miell.
Krunde në miell gruri, siguron magnez, mangan, vitamina B dhe E, hekur, zink, kalium dhe fosfor.
Përmban gjithashtu fibra dhe fitonutrientë. Këta fitonutrientë dihet se kanë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të gjirit.
Shumë njerëz besojnë se kaloritë në bukën e bardhë dhe bukën kafe janë të njëjta.
A është buka ngjyrë kafe më e shëndetshme se e bardha?
Po, buka kafe është më e mirë se buka e bardhë. Kjo për shkak se buka e kafe ka shumë përparësi ushqyese. Është shumë e pasur me fibra, dhe kjo fibër hiqet nga buka e bardhë gjatë rafinimit mekanik.
Fibra dietike kontrollon glukozën në gjak, normalizon lëvizjet e zorrëve, dhe gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit përcjell Gazeta Shneta.
Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e hipertensionit, çrregullimeve gastrointestinale, rrezikun e goditjes në tru dhe trashje.
Buka e bardhë shpesh ka vitamina sintetike të cilat mund të mos përvetësohen plotësisht nga trupi. Për më tepër, buka e bardhë ka konservans dhe sheqerna të shtuar./Gazeta Shneta/