Vaksina anti covid nga kompania AstraZeneca është pezulluar përkohësisht nga Bullgaria.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Bojko Borisov, i cili mori vendim që të gjitha vaksinat nga AstraZeneca të ndalohen shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Në anën tjetër, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk rekomandon pezullimin e vaksinës pasi përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.
EMA shtoi tutje, se ishte në dijeni që Danimarka po e pezullonte atë për shkak të vdekjes së një pacienti, i cili pësoi mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës.
“Aktualisht nuk ka indikacione se vaksinimi i ka shkaktuar këto komplikime, pasi nuk renditen si efekte anësore”./GazetaShneta/