E qeshura e bebit është një nga momentet më të bukura për prindërit.
Buzëqeshja është një nga pikat kryesore të komunikimit mes bebit dhe prindërve, e cila tregon rreth zhvillimit të bebit tuaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ajo tregon se bebi juaj ka filluar të kuptojë marrëdhëniet me gjërat që i rrethojnë dhe reagojnë ndaj stimujve dhe emocioneve.
Shumë bebe fillojnë të buzëqeshin rreth muajit të tretë të zhvillimit të tyre, mirëpo ajo mund të filloj edhe më herët.
Para kësaj periudhe, foshnjet e porsalindura buzëqeshin gjatë gjumit, e cila konsiderohet të jenë reflekse të të porsalindurve.Sipas Akademisë së Pediatrisë Amerikane (AAP), kjo buzëqeshje fillon gjatë gjumit dhe sipas tyre foshnja po i përgjigjet ndonjë impulsi të brendshëm./GazetaShneta/