Gjatë katërmujorit të parë, gjëndrat e foshnjave prodhojnë pështymë në masë të tepërt dhe se këto gjëndra nuk janë në gjendje t’i përmbajnë sasitë e prodhuara.
A përbën ndonjë shqetësim ky fenomen? Jo. Kjo fazë është e zakonshme për të gjitha foshnjat.
Çka duhet të bëni për ta parandaluar
Edhe pse kjo fazë është e zakonshme ka disa gjëra që mund të bëni për ta ndaluar këtë. Më poshtë do të lexoni disa këshilla shumë efikase.
- Sigurohuni që fëmijët të kenë një qëndrim të mirë teksa i ushqeni. Kjo do të thotë që ata duhet të jenë të ulur në një karrige në mënyrë që rrugët e ushqimit të jenë sa më të lirshme dhe të hapura. Shmangni ushqyerjen në pozicion të shtrirë apo dhe në makinë.
- Shmangini objektet të cilat tërheqin vëmendjen e fëmijës gjatë ushqyerjes. Kjo e bën atë të ketë pauza të shumta dhe gjatë kësaj kohe ajri që thith të bashkohet me ushqimin. Gjë që shkaktonte pështymën siç e përmendëm dhe më lartë.
- Qëllojeni lehtë pas shpine fëmijën pas afërsisht tre kafshatave. Në këtë mënyrë që ajri që ndodhet në organizëm të dalë para se një sasi më e madhe ushqimi të shtohet dhe ta bllokojë atë./Kidstime/