Studiuesit po raportojnë se çrregullimet premenstruale mund të kontribuojnë në menopauzën e hershme.
Të kuptuarit se kush është në rrezik për menopauzë të hershme mund të ndihmojnë profesionistët mjekësorë të arrijnë tek gratë që mund të përjetojnë kushte shëndetësore më vonë në jetë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Simptomat e menopauzës së hershme janë të njëjta me menopauzën. Trajtimet janë të disponueshme për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimit të këtyre simptomave.
Studiuesit që vlerësuan të dhënat shëndetësore nga 3635 gra në Shtetet e Bashkuara po raportojnë se çrregullimet premenstruale dhe çrregullimet disforike premenstruale janë të lidhura me menopauzën e hershme dhe simptomat vazomotore të moderuara deri në të rënda.
Gjetjet e tyre u publikuan në revistën “JAMA Network Open”.
Në studimin e tyre, shkencëtarët e përkufizuan menopauzën si mospasje menstruale për 12 muaj rresht. Pjesëmarrësit vetë-raportuan moshën në të cilën arritën menopauzën.
– Menopauza e hershme u përkufizua si e ndodhur para moshës 45 vjeç.
– Menopauza normale u përkufizua se ndodh midis moshës 45 dhe 54 vjeç.
– Menopauza e vonë u përkufizua si e ndodhur pas moshës 55 vjeçare.
Gratë vlerësuan gjithashtu nëse simptomat vazomotore ishin të lehta, të moderuara ose të rënda, si dhe kohëzgjatjen e simptomave, si më pak se 5 vjet, 5 deri në 9 vjet, 10 ose më shumë vjet.
Gjithsej 1,059 pjesëmarrëse me çrregullimet premenstruale dhe 2,235 gra pa çrregullimet premenstruale arritën menopauzë gjatë periudhës së studimit.
Pas vlerësimit të të dhënave, studiuesit përcaktuan se:
Gratë me çrregullimet premenstruale kishin një rrezik në rritje të menopauzës së hershme.
Informacioni shëndetësor erdhi nga Studimi i Shëndetit të Infermierëve II, i cili mblodhi të dhëna nga viti 1991 deri në 2017.
Studiuesit vënë në dukje se ky informacion mund të ndihmojë profesionistët mjekësorë të synojnë gratë në vitet e tyre riprodhuese me rrezikun më të lartë të kushteve shëndetësore për shkak të menopauzës së hershme.
Menopauza e hershme i vë gratë në rrezik për vdekshmëri të parakohshme, sëmundje kardiovaskulare, neurologjike, sëmundje psikiatrike dhe osteoporozë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.
Në disa raste, është e mundur të zvogëlohen reagimet anësore të menopauzës së hershme me trajtimin me estrogjen. /Gazeta Shneta/