Nëse keni perioda të parregullta pothuajse gjatë tërë kohës dhe luftoni vazhdimisht me peshën tuaj, ju mund të dyshoni se diçka nuk shkon me hormonet tuaja.
Është sindromi ovarian policistik, i cili vjen si rezultat i një çekulibri hormonal, një gjendje në të cilën vezoret e një gruaje prodhojnë më shumë hormone mashkullore.
Kjo është një nga çrregullimet më të mëdha që janë prezente tek femrat, dhe që ndikon në perioda, ovulim, fertilitet dhe aftësinë për të riprodhuar qumësht të mjaftueshëm të gjirit.
Dr. Tami Prince, OBGYN, shpjegoi për INSIDER, se ky çrregullim është një disfunksion hormonal që përfshin hipofizë ovariane, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa, simptomat që ndodhin për shkak të konfuzionit hormonal përfshijnë:
-Rritja e flokëve në vende të pakëndshme, kjo quhet hirsutizëm.
-Shtuarja në peshë.
-Mosbalancim i insulinës dhe glukozës.
-Puçrra në fytyrë, dhe në disa raste edhe infertilitet.
Disa nga metodat më të zakonshme për trajtimin e këtij çrregullimi përfshijnë modifikmet në mënyrën e jetesë, reduktimin e peshës dhe medikamente të caktuara për të ulur nivelin e androgjenit./Gazeta Shneta/