Fillimisht është menduar se Covid-19 duhet të jetë një sëmundje e sistemit të frymëmarrjes, por sindroma klinike e Covidit në të vërtetë është multisistemike, duke prekur gjithashtu zemrën, vazat e gjakut dhe sistemin neurologjik.
Lëndimi akut i veshkave është një ndërlikim i zakonshëm, që prek deri në 40% të pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, me 20% të këtyre pacientëve që kanë nevojë për hemodializë akute shkruan burimi Science.
Së bashku me mungesën e ventilatorëve që është diskutuar mjaft, spitalet vuajtën nga një mungesë e aparateve të dializës gjatë rasteve të shumta në klinika përcjell Gazeta Shneta.
Megjithëse epidemiologjia e dëmtimit akut të veshkave në spital është treguar më parë në raporte nga Kina, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, burimi Fisher et al. u zhyt më thellë në efektet e COVID-19 në veshkë.
Ata vlerësuan në mënyrë retrospektive incidencën e dëmtimeve akute të veshkave, faktorët e rrezikut dhe rezultatet për pacientët e rritur të shtruar në spital me dhe pa Covid në një sistem të madh shëndetësor të New York City.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Ndër të tjera studiuesit treguan se vetëm 42% e pacientëve me Covid-19 dhe me dëmtime akute të veshkave, arritën të rikuperojnë funksionin bazë të veshkave krahasuar me 70% pa Covid-19.
Duke marrë parasysh provat thelbësore që lidhin dëmtimet akute të veshkave në spital, dhe më e rëndësishmja, mos-rikuperimi i funksionit të veshkave pas një episodi akut që mund të sjell funksion më të keq të veshkave, kjo mund të paralajmërojë fillimin e një epidemie të ardhshme të sëmundjes së veshkave të gjendjes ‘post-COVID’.
Kjo mund të përkeqësohet nga fakti që vizitat e rregullta të mjekëve janë zvogëluar gjatë kësaj pandemie dhe si rezultat, shumë pacientë me sëmundje kronike mund të mos monitorohen rregullisht dhe rreziku i infektimit ndaj Covidit mund të sjell problematika të radhës. /Gazeta Shenta/