Gjinekologu Premtim Gojani është plagosur gjatë ditës së sotme nga dhëndri i tij F.F. në lagjen “Marigona”.
Autori mësohet se ka plagosur mjekun me tre plumba para derës së shtëpisë. Pasi ka kryer aktin, ai është dorëzuar te sigurimi i lagjes, shkruan Gazeta Express.
“E ka plagos para derës së shtëpisë, në sy të familjarëve, dhe u dorëzu te sigurimi i lagjes”, tha ky burim për Express.
Arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë është herët të dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.
I dyshuari F.F., 64 vjeç, është intervistuar nga Policia e Kosovës.