Fatkeqësisht shumë prej nënave kanë probleme të tilla me gjoksin e tyre, gjatë gjidhënies.
Edhe pse kjo në fillim nuk është normale, por pas disa javësh mund të keni dhimbje për shkak të qumështit që ushqen fëmijën.
Ndërsa, sipas La Leche League, ju nuk mund t’i lehtësoni thithkat tuaja derisa të identifikoni problemin dhe pastaj të bëni një korrigjim në rutinën e gjidhënies, transmeton Gazeta Shneta.
Këtu futen pozitat që përdorni për ta ushqyer foshnjën tuaj, ose për shkak se bebja juaj nuk po merr qumësht sa duhet apo edhe për shkak se gjinjtë tuaj mund të jenë të ndjeshëm.
Pa marrë parasysh shkaqet që qojnë në dhimbjet e gjoksit, gjinjtë tuaj duhet të shërohen, ndërsa më poshtë gjeni disa nga produktet që mund të ju ndihmojnë në shërimin sa më të shpejtë.
Ushqeni beben tuaj më shpesh, përafërsisht 2 orë sepse kjo do të ju ndihmoj të mbani fëmijën tuaj të ngopur cdo herë dhe të mos ketë thithje agresive.
Shtrydhni gjinjtë tuaj para se ta ushqeni të voglin tuaj, qëllimi këtu është që bebja juaj të thith shpejt dhe të rrisë sasinë e qumështit.
Aplikoni po ashtu fasha të ngrohta para dhe pas ushqimit, ndërsa mundeni që edhe të vendosni veshje të veçanta për gjinjtë që i vendosni brenda sytjenave për të qenë më e sigurtë se ato po shërohen./Gazeta Shneta/