Dhimbjet gjatë periudhës së shtatzënisë janë të rralla, mirëpo nëse po përjetoni dhimbje në vezore mund të jetë një çështje shqetësuese.
Shumë nga ato dhimbje janë normale dhe të menaxhueshme, mirëpo disa nga ato kërkojnë vëmendje të menjëhershme shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në shumë raste, dhimbja e vezoreve mund të jetë një shenjë e një shtatzënie ektopike, abort spontan apo mioma të mitrës.
Shtatzënia ektopike
Ndodh kur veza e fekonduar implantohet në një vend tjetër dhe jo në rreshtën e mitrës.Vendi më i zakonshëm janë tubat fallopian dhe kjo ndodh për shkak të bllokimeve të brendshme.Në këtë rast, dhimbja e vezoreve nuk ka të bëj me vezoret, mirëpo organet janë shumë pranë njëra-tjetrës.
Infeksion në traktin urinar
Gratë shtatzëna janë më të prirura ndaj infeksioneve në traktin urinar dhe kjo shpesh mund të ngatërrohet me dhimbje në vezore.
Fibroidet
Fibroidet apo tumoret vezore të cilat nuk janë kanceroze mund të shkaktojnë shumë dhimbje./GazetaShneta/