Simpoziumi i parë ndërkombëtar, “Dita e Mamive” – projekt ky i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” – ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinj të drejtimit të Mamisë, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.
Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të këtij drejtimi, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim. Ky simpozium i veçantë dhe i pari ndërkombëtar, fillon punimet ditën e premte, më 5 maj 2017, në orën 11:00, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.
Më poshtë e gjeni agjenden e plotë:
SIMPOZIUMI I PARË NDËRKOMBËTAR
“Dita e Mamive”
Swiss Diamond Hotel Prishtina
5 MAJ 2017
AGJENDA E DITËS NDËRKOMBËTAR TË MAMIVE
Në vazhdim, ju informojmë mbi agjendën, ecurinë dhe ligjëratat që do të prezantohen në kuadër të Simpoziumit të parë ndërkombëtar „Dita e Mamive” :
08:00-09:30 : Regjistrimi i pjesëmarrësve në Simpoziumin e parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”
10:00-10:30 : Znj. Razije Musa, me ligjëratën : “Takimi me të porsalindurin- Përvoja nga Kosova, Europa dhe Lindja e Mesme”;
11:00-11:30 : Hapja Solemne e Simpoziumit të parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”
11:30-13:00 : Dreka për pjesëmarrësit e Simpoziumit
13:00-13:30 : Znj. Shpresa Xhakli, me ligjëratën : “Informimi i nënave me sfidat dhe problemet gjatë rritjes së femijëve me Autizëm”;
13:30-14:00 : Znj. Leonora Shabani Bajraktari, me ligjëratën : “Foshnja jote ka sindromën Down” – Si e përjeton nëna lajmin ?!!” ;
14:00-14:30 : Znj. Suela Spaho, me ligjëratën : “Prenatali në Kuti – Prindërimi i hershëm dhe kujdesi postnatal” ;
14:30-15:00 : Z. Visar Sadiku, me ligjëratën : “Roli i mamive në shëndetin mendorë të nënave lehona” ;
15:00-15:30 : Znj. Leonora Hajrizaj Sejdiu, me ligjëratën : “Prematuriteti dhe shkaktarët më të shpeshtë të vdekshmërisë së tyre në klinikën e Neonatologjisë” ;
15:30-16:00 : Znj. Mynevere Hoxha, me ligjëratën :“Ndryshimet e reja në Programin e Reanimimit neonatal të AAP dhe AHA”
Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”, projekti i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijës dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinjë të drejtimit të mamisë, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të mamisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.
Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Mamive”, profesionistët e lëmive të ndryshme të mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.
Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Mamive”, pos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofroj edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e mamisë në nivel ndërkombëtar.
Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Mamive, ky projekt do të jetë tradiconal, duke i’u dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin eksperteve të fushës së Mamisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, edukimin e gjeneratave te reja të mamive, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.
Për më tepër në lidhje me projektin, mund të informoheni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/registration_midwifeday/
Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”, realizohet në bashkëorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e Mamive të Kosovës, Odën e Infermierëve, Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“, Kolegjin „Fama“, Zyrën e UNFPA-së në Prishtinë, Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.