Fëmijët zakonisht kur janë në gjumë, duken si engjuj të bukur, që prindërit kënaqen duke i shikuar teksa bebet janë në gjumë.
Por, jo çdo herë gjumi është i mirë, sidomos kur bebja djersitet gjatë natës, kjo zakonisht i shqetëson prindërit, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet përse kjo gjë ndodhë?
Djersitja gjatë natës, mund të jetë për shkak të problemeve me zemrën, foshnjat që vujanë nga kjo sëmundje mund të bëhen shumë të djersitur.
Vështirësia në frymëmarrje e foshnjës është një prej shkaqeve tjera, zakonisht kjo ndodh tek foshnjat që janë të lindura para kohe.
Sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës, është kjo një tjetër arsye përse foshnja djersitet gjatë gjumit, kjo ka të bëjë kur fëmija zgjohet shumë vështirë nga gjumi.
Prandaj duhet që së pari të kontrolloni temperaturën e dhomës dhe veshjen e bebes, për çdo brengë konsultohuni me pediatrin tuaj./Gazeta Shneta/