Acidi folik është një vitaminë B që gjendet në shumë shtesa dhe ushqime të fortifikuara. Ndodhet dhe në formë sintetike të folateve.
Acidi folik përdoret nga trupi juaj për të bërë qeliza të reja dhe për të prodhuar ADN. Kërkohet për rritje dhe zhvillim normal gjatë gjithë jetës suaj shkruan Healthline.
Marrja e acidit folik është veçanërisht e rëndësishme para dhe gjatë shtatëzanisë. Është e rëndësishme për zhvillimin e duhur të organeve të një foshnje në zhvillim përcjell Gazeta Shneta.
Hulumtimet tregojnë se marrja e acidit folik para se të mbeteni shtatzënë mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes, përfshirë defekte serioze të tubit nervor, siç janë spina bifida, encefaloceliti (rrallë) dhe anencefalia.
Cilat janë përfitimet shëndetësore nga marrja e acidit folik gjatë shtatëzanisë?
Përafërsisht 3,000 bebe lindin me defekte të tubit nervor në Shtetet e Bashkuara çdo vit.
Poashtu këtu dallojmë dhe anencefalia një gjendje në të cilën truri nuk zhvillohet siç duhet.
Foshnjat e lindura me anencefali nuk mund të mbijetojnë.
Ndërsa, foshnjat e lindura me spina bifida ose encefalocelit mund të përballen me operacione të shumta, paralizë dhe paaftësi afatgjate.
Sipas një rishikimi të studimeve në 2015, plotësimi i acidit folik nga ana e nënës zvogëlon ndjeshëm rrezikun e defekteve të lindura të zemrës.
Të gjitha gratë shtatzëna duhet të marrin të paktën 400 mikrogramë (mcg). /Gazeta Shneta/