Këshilltarët në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) kanë votuar në lidhje me rekomandimin për autorizimin e përdorimit urgjent të dozës përforcuese të vaksinës Pfizer.
Sipas tyre, kjo vaksinë është e nevojshme për personat mbi moshën 65 vjeç dhe ata të cilët janë në rrezik të lartë për infektim me Covid shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Këshilltarët rekomanduan që dozat përforcuese të administrohen pas gjashtë muajve, pas marrjes së dy dozave të para të vaksinës.
Mirëpo, Komiteti Këshillimor i Vaksinave të FDA ka hedhur poshtë aplikimin për të miratuar dozat përforcuese të vaksinave Pfizer te adoleshentët mbi moshën 16-vjeçare.
Ata shprehën dyshimet e tyre rreth sigurisë së një doze përforcuese tek të rriturit dhe adoleshentët.
Kjo pasi ende ka mungesë së të dhënave në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të një dozë përforcuese te këto kategori.
Grupi i përbërë nga këshilltarët si, imunologë, pediatër, specialist të sëmundjeve infektive dhe ekspertë të shëndetit publik, kanë thënë se autorizimi është i nevojshëm për grupmoshat e rrezikuara, mirëpo këtu duhet të përfshihen edhe punonjësit shëndetësor.
Së shpejti, FDA do të hartojë vendimin e saj me kërkesën e Pfizer, duke marrë parasysh edhe udhëzimet nga Komiteti.
Ndërkohë, gjatë takimit, Dr. William Gruber, ka thënë se disa prej studimeve kanë treguar se imuniteti i njerëzve mund të dobësohet pas një kohe dhe dhënia e dozave përforcuese mund të rikthej atë imunitet.
Ai u shpreh se, personat që morën dozën përforcuese nuk kishin më shumë efekte anësore sesa nga dy dozat e para.
Gjatë takimit, kompania Pfizer u mbështet në të dhënat nga Izraeli, atje ku njerëzit e vaksinuar filluan të marrin dozat përforcuese.
Sipas studiuesve, doza përfocuese ka ndikuar që të zvogëlohet numri i pacientëve të hospitalizuar./Gazeta Shneta/