Infektologia Dr. Sadije Namani ka raportuar sot për gjendjen e pacientëve të infektuar me koronavirus Covid-19.
Namani ka treguar se në klinikë janë të shtrirë 57 pacientë, por dy prej tyre vuajnë nga sëmundje të tjera kurse 55 nga koronavirusi.
“45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik”, thuhet në raport. /Gazeta Shneta/