Disa nga drejtorët dhe ish-drejtorët e Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë edhe pronarë të klinikave e ordinancave private.
Në deklarimin e tyre të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ata kanë deklaruar se kanë në pronësi institucione shëndetësore private.
HMC Medical Care Internaciona Hospital Sh.P. K, është në pronësi të ish drejtorit të Radiologjisë, Bujar Gjikolli.
Gjikolli është aksionar 25 përqind në këtë spital.
Pronar në klinikën “Infeksioni” është edhe drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Sipas deklaruesit, klinika e tij ka një kapital prej 50 mijë euro ndërsa është aksionar 100 përqind.
Me një kapital prej 12 mijë e 250 euro është klinika “Derma Plus” në pronësi të u.d. drejtoreshës së Dermatovenerologjisë, Fatime Kokollari.
Ajo është aksionare 49 përqind në këtë klinikë.
Në mesin e drejtorëve të klinikave të cilët posedojnë edhe institucione shëndetësore private është edhe Merita Emini e cila poashtu është drejtoreshë në Klinikën e Endrokrinologjisë.
Ajo ka deklaruar se është pronare në poliklinikën “EndoClinic”.
Poliklinika e saj ka kapital 16 mijë euro ndërsa drejtoresha është 100 përqind aksionare e të ardhurave.
“Euromed Group” Sh.P.K është në pronësi të ish-drejtorit të Neurologjisë, Nexhmedin Shala. Ai nuk ka deklaruar se sa përqind e aksioneve i përkasin.
Klinika e tij ka një kapital prej 55 mijë euro.
Në pronësi të ish-drejtorit të Klinikës së Urologjisë, Sabit Mehmeti, janë dy poliklinika.
80 përqind e aksioneve i takojnë Mehmetit, në Poliklinikën “Plus” Sh.P.K me një kapital 16 mijë euro. Ndërsa 33 përqind e aksioneve i takojnë nga poliklinika “Tremed” Sh.P.K me kapital 20 mijë euro.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Zatriqi, është aksionare e 50 përqind të të ardhurave në poliklinikën “Zatriqi” Sh.P.K e cila është në pronësi të përbashkët.
Poliklinika ka një kapital prej 20 mijë euro.
“Alergjia Astma” është klinikë në pronësi të drejtori të Klinikës së Alergologjisë, Dukagjin Zogaj.
Sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai është aksionar i 50 përqind të të ardhurave në këtë klinikë e cila ka kapital 15 mijë euro.
Gazeta Shneta ka raportuar për deklarimin e pasurisë së drejtorëve të Klinikave në QKUK, drejtorave të spitaleve rajonale, kabinetit të ministrit të shëndetësisë si dhe ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi./Gazeta Shneta/