Drejtoresha e Barnatorës Qendrore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Gëzime Pllana, dhe tre shefat Edona Dujaku, Fatbardha Rexhaj dhe Erblin Elezi udhëheqin sektorë anipse nuk kanë specializim.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar arsyetojnë se gjatë konkusit të brendshëm për Shërbimin Klinik Farmaceutik në vitin 2019 nuk ka qenë kriter i konkursit specializimi dhe se drejtoresha dhe shefat e sektoreve janë përzgjedhur sipas kritereve të konkursit.
“Në bazë të kritereve të konkursit të brendshëm për Drejtor të Shërbimit Klinik Farmaceutik nr. protokolli 235 i datës 19.02.19 dhe në bazë të kritereve të konkursit të brendshëm për shefa të sektorit të Shërbimit Klinik Farmaceutik me nr. protokolli 1140 i datës 17.05.19 nuk ka qenë kriterë i konkursit specializimi andaj Drejtori i Shërbimit Klinik Farmaceutik, Gëzime Pllana, dhe shefat e sektorëve i Shërbimit Klinik Farmaceutik, Edona Dujaka, Fatbardha Rexhaj dhe Erblin Elezi janë përzgjedhur sipas kritereve të konkursit”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së dhënë për Gazetën Shneta.
Gazeta ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga Pllana mirëpo e njejta nuk ka qenë e qasshme./Gazeta Shneta/