Dukesha nga Kembrixhi pak ditë më parë ka sjellur në jetë edhe trashëgimtarin e tretë të fronit mbretëror.
Derisa, ky lajm ka bërë bujë në rrjetet sociale. Dukesha ka lindur rreth orës 11:00, ndërsa foshnja peshonte rreth 3 kilogramë e 900 gramë.
Pas pesë orësh në sallën e lindjes ajo solli në jetë princin e vogël rreth orës 11 dhe po brenda ditës u kthye me të voglin në pallatin mbretëror, dhe nuk kishte fare shenja të lodhjes/
Të gjitha gratë kanë një pyetje ? Si ia ka dalë dhe si ia doli që pas tre lindjeve Dukesha të qëndrojë majë takave dhe të përshëndesë turma njerëzish që i qëndrojnë përballë, kur një grua e thjeshtë nuk çohet dot as nga krevati pa i ndihmuar.
Përgjigjia është e thjeshtë, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ! Kate Middleton u fut në një gjendje hipnoze gjatë tre lindjeve, siç shkruan GazetaExpress.
Por, çfarë është lindja me hipnozë?
Një teknikë e adoptuar nga nënat e famshëm, përfshirë Angelina Jolie, Gisele Bundchen dhe Giovanna Fletcher, Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe të antkhit.
Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë.
Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve në masë të madhe. Kjo teknikë sigurisht nuk përjashton pëdorimin e qetësuesve të tjerë medicinalë.