Hollie Ismaili nuk e ndjente vetën mirë pas operacionit për abortim. Dy muaj më vonë, ajo e kuptoi përse.
Hollie Ismaili po frikësohej që nga fillimi për shtatzëninë e saj të parë. Vëllau i saj vdiq kur ishte vetëm tre vjeçar, për shkak të një sëmundje gjenetike të rrallë dhe po frikësohej se do ta përcjellë fati i njëjtë edhe beben e saj. Por, përpara se ta kishte shancën që ta vërtetonte një gjë të tillë, ajo pësoi abort, transmeton Gazeta Shneta, shkruan Kidspot.
Gruaja 36-vjeçare, pas tre javësh pati një procedurë standarde të quajtur D&C për të larguar fetusin e vdekur nga mitra.
Hollie e ngjasonte dhimbjen që po ndiente më pas me atë të menstruacioneve, e përcjellë me disa gjakderdhje deri sa të shërohej plaga.
Megjithëse gjakderdhja për një javë mund të jetë normale, Ismaili-t i zgjati për dy muaj rresht.
Pasi që u kthye në spital, një specialist kuptoi se kishin lënë fetusin brenda tij.
Rasti është denoncuar në polici dhe duket se do të zhvillohet edhe një seancë gjyqësore për këtë./Gazeta Shneta/