Arrestohet një edukatore e cila dyshohej se ka qenë shkaktarja kryesore në vdekjen e një fëmije gjashtë muajsh.
Rasti ka ndodhur në Vermonti, derisa dyshohet se foshnja kishte marrë një mbidozë të difernhidraminës, që është në plan të parë një qetësues i zakonshëm.
Briar, 53 vjeçare është akuzuar për vrasje pa paramendim, derisa foshnja ishte dërguar nga kopshti deri në spital me urgjencë vetëm 3 ditë pasi kishte kaluar nën mbikëqyrjen e edukatores.
Sipas raporteve të policisë, autopsia zbuloi se Harper kishte nivele të larta të difenhidraminës në trupin e saj, derisa ky qetësues duhet të jepet vetëm me përshkrim të mjekut, çka edukatorja nuk e kishte dhe për këtë arsye kjo është konsideruar si vrasje.
“Të lësh foshnjën tënde duke menduar se do të jetë e sigurt përgjatë ditës, ti vendos besimin tënd tek dikush që të kujdeset dhe ta dojë fëmijën tënd si të sajin. Nuk mund t’ju them se sa e vështirë është kjo… si do të zgjohem çdo mëngjes duke e ditur se vajza ime e vogël nuk është këtu me mua. Zemra ime është shkatërruar. Një copë e imja është zhdukur plotësisht “, tregon nëna Briar në rrjetin social ‘facebook’.
Derisa Vaillancourt u deklarua jo fajtore për akuzat të hënën e shkuar dhe u lirua me kusht me gjobë 25,000 dollarë./PërNënat/