– Infermierja 23-vjeçe Kosovare Demiri do të udhëtojë së shpejti për në Holandë ku do të vazhdojë edukimin në infermieri si dhe do të punësohet.
– Agjencia ‘Partisan Medical Mercenaries’ ofron bursa studimi dhe punësim në të njëjtën kohë, për infermierët dhe mjekët.
– Bursa dhe punësimi për infermierët ofrohet me 1800 Euro neto dhe diplomë ndërkombëtare, ndërsa pas diplomimit paga e tyre varion nga 2900 deri 3500 Euro. Kurse paga për mjekët varion nga 5200 deri në 6500 Euro.
Kosovare Demiri është infermierja 23-vjeçare nga Podujeva e cila është në prag të përfundimit të studimeve bachellor në infermieri. Ajo aktualisht punon në një institucion privat, por së shpejti do të udhëtojë për në Holandë, shkruan Gazeta Shneta.
Demiri është një nga infermieret kosovare e cila ka përfituar bursë si dhe punësim në Holandë përmes agjencisë ‘Partisan Medical Mercenaries’.
“Holanda më ka pëlqyer çdoherë për shkak se edukimi në këtë shtet është i cilësisë së lartë dhe i plotëson të gjitha standardet e arsimit në mbarë botën. Diplomat e fituara nga studentët e shkollave në Holandë njihen ndërkombëtarisht si dhe ekziston mundësia për të punuar me kohë të pjesshme gjatë situdimeve”, ka treguar Kosovarja, arsyet për të cilat e kanë shtyrë të aplikojë për bursë dhe punësim në Holandë.
Ajo tregon se agjencia ‘Partisan Medical Mercenaries’ i kanë ofruar mundësi shkollimi dhe punësimi në Holandë, një bursë dhe një pagë të cilat sipas saj janë të mjaftueshme për të jetuar atje.
“Partisan Medical Mercenaries po ashtu i mbulojnë të gjitha shpenzimet si për kursin e gjuhës holandeze ashtu edhe për rregullimin e të gjitha dokumenteve deri tek vendosja dhe akomodimi në Holandë”, ka treguar Kosovarja.
Ajo ka bërë të ditur tutje se pasi ta përfundojnë gjuhën holandeze në shtator do të udhëtojnë për në Holandë, ku pas akomodimit vazhdojnë me punën dhe studimet. Në programin e ofruar nga Partisan Medical Mercenaries përfshihen 2 ditë punë, dy ditë shkollë dhe 2 ditë praktikë.
“Përveç bursës prej 950 Euro neve atje do të na paguhet edhe puna, ku nga këto të dyja ne do të paguhemi në vlerë 1800 Euro neto. Unë mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua dhe të gjithë studnetët tjerë. Partisan Medical për dallim nga agjencionet tjera, po ofrojnë studim dhe punësim, si dhe ndihmën e vazhdueshme për të gjithë neve falas dhe pa asnjë obligim ndaj tyre”, ka thënë infermierja Demiri.
Krejt në fund Kosovarja thotë se po e lë Kosovën për shkak të mundësisë së mirë për shkollim dhe punësim të ofruar nga Partisan Medical Mercenaries. “Pas 4 viteve studim dhe aftësim profesional atje, ne e kemi mundësinë që të kthehemi prap dhe të kontribuojmë si infermier në Kosovë. Arsyeja tjetër janë edhe kushtet e punës në profesionin që dua ta vazhdojë në të ardhmen dhe se kam shumë kolegë infermierë të cilët kanë përfunduar studimet dhe ende janë të papunë”, ka thënë Kosovarja.
Partisan Medical Mercenaries është agjenci nga Holanda e cila bashkëpunon me universitete, spitale dhe qendra të kujdesit shëndetësor, përmes së cilave ofron bursa studimi dhe mundësi punësimi për infermierë dhe mjekë.
– Bursa dhe punësimi për infermierët ofrohet me 1800 Euro neto dhe diplomë ndërkombëtare, ndërsa pas diplomimit paga e tyre varion nga 2900 deri 3500 Euro. Kurse paga për mjekët varion nga 5200 deri në 6500 Euro. /Gazeta Shneta/