Të dashura nëna të ardhshme,
Para se të gjithash pranoni urimet tona të përzemërta! Ju dëshirojmë shtatzëni të qetë dhe të shëndetshme. Si do të thoshim çka do të prisni, kemi përgatitur një udhërrëfyes praktik përmes tremujorit të parë me regjistrimin e të gjitha ekzaminimeve të rëndësishme të cilat duhet t’i bëni gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë.
Gjatë ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike mund të siguroheni që foshnja e juaj dhe ju të jeni të shëndetshëm dhe të filloni të përgatiteni për lindje të qetë. Brenga për shëndetin e foshnjës tuaj fillon që tashmë është në barkun tuaj.
Tremujori i parë fillon me fillimin e shtatzënë (llogaritet nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual) deri në fund të javës së 13-të të shtatzënisë. Embrioni zhvillohet nga qeliza e një veze të fekonduar që folezon në murin e mitrës ku rritet dhe zhvillohet. Nga java e 9-të fillojmë ta quajmë fetus i cili është mes 31 dhe 42 mm.
Në fund të javës së 13-të të shtatzënisë placenta merr plotësisht funksionin e saj dhe i ofron fetusit mjedisin e sigurtë ku ai veç lëviz gishtërinjtë në duart dhe këmbët e tij, buzëqesh dhe thithë gishtin e madh. Gjoksi fetal lëviz, sytë dhe veshët marrin formë në formën përfundimtare dhe fillojnë të pranojnë vibrimet e zërit.
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
Fetusi është i ndjeshëm që nga ngjizja e deri në fund të tremujorit të parë, gjasat për abort janë më të mëdha gjatë kësaj periudhe. Ekzaminimet më të rëndësishme gjatë shtatzënisë kryhen gjatë kësaj periudhe: ekzaminimi i parë dhe ultrazëri për konfirmimin e shtatzënisë, analizat e gjakut, ekzamini i translucencës nukale dhe testit NIFTY. Gjinekologu duhet t’i kryej të gjitha ekzaminimet që të sigurohet që me foshnjën tuaj është gjithçka në rregull. Në këtë mënyrë shtatzëninë mund ta kaloni e qetë.
Udhërrëfyesi gjatë tremujorit të parë:
Grafika:
Gjeni vitaminat prenatale nga të cilat nuk keni mundim. Nëse veç nuk e keni filluar, pini acidin folik.
Kënaquni në ushqimin cilësor: ndajeni në disa shujta më të vogla dhe pini shumë ujë.
Ecni dhe kënaquni në ajrin e pastër.
Dilni në takim me partnerin tuaj.
Vishni teshat me të cilat ndiheni komod.
Shkarkoni disa aplikacione argëtuese për shtatzëninë dhe amësinë.
Ofroni vetes masazhe për shtatzëna.
Qëndroni pozitiv dhe pranoni ndryshimet përmes të cilit trupi juaj kalon.
- Aty ku është zemra->
- Aty është foshnja
Jini me më pak brenga për shëndetin e foshnjës tuaj me ndihmën e :
Vizitave të rregullta të gjinekologu.
Bëni testin NIFTY.
Bëni ekzaminimin e translucencës nukale.
Nga java e 8 deri te java e 12-të: Ekzaminimi i parë gjatë shtatzënisë (konfirmimi i shtatzënisë)
Sot testet që kryhen në shtëpi për shtatzëni janë aq preciz që shumë shpejtë mund ta detektojnë shtatzëninë në shtëpinë tuaj! Pas kësaj mund të filloni të gëzoheni dhe pritni ekzaminimin e parë gjinekologjik. Gjinekologu e bën ekzaminimin me ultrazë nga java e 8-të e shtatzënisë, më herët nuk mund të konfirmohet shtatzënia – fetusi është shumë i vogël që të jetë i dukshëm në ultrazë. Për konfirmimin e shtatzënisë, gjinekologu duhet të konfirmoj atë me ultrazë.
Kontrollet me ultrazë në shtatzëninë e hershme
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
Gjatë ekzaminimit të parë gjinekologu konfirmon shtatzëninë me ndihmën e ultrazërit vaginal. Gjinekologu mund t’ju thotë nëse gjithçka është në rregull dhe nëse gjërat po shkojnë si duhet, mat fetusin, dhe bazuar në këto informata mund ta caktojë datën e përafërt të lindjes. Struktura shumë e rëndësishme të cilën e shikon gjinekologu në ultrazë është qesja e verdhë e vezës. Qesja e verdhë sigurohet që fetusi po merr ushqim të mjaftueshëm. Nga java e 6-të e tutje, gjithashtu mund të shihni dhe dëgjoni të rrahurat e zemrës, e në javën e 8-të mund të krahasojmë me madhësinë e fasules!
Gjithashtu do të rekomandojë analizën e gjakut tuaj dhe urinës për t’i bërë disa analiza laboratorike. Çdo shtatzënë duhet të di grupin e vet të gjakut dhe a është Rh pozitive apo negative. Nëse nuk e ka antigjenin RhD, dhe nëse jeni RhD negative trupi i juaj fillon ta njoh foshnjën tuaj si trup të huaj dhe do të krijoj antitrupa – duke filluar procesin e largimit. Sot medicina moderne mundet me sukses të parandalojë procesin e largimit të antitrupave gjatë shtatzënisë dhe lindjes duke siguruar që fetusi të ketë zhvillim të sigurtë dhe normal.
Mostra e gjakut analizohet për një sërë sëmundjesh të rrezikshme përfshirë toksoplazmën: sëmundjen parazite që infekton njerëzit përmes jashtëqitjes së maces dhe që është jashtëzakonisht e rrezikshme gjatë shtatzënisë. Nëse paraziti kalon përmes placentës në fetus mund të shkaktoj verbërimin, epilepsinë, retardimin mental madje edhe vdekjen. Testi i toksoplazmës mund të jetë pozitiv apo negativ. Testi pozitiv tregon që keni kaluar toksoplazmën, dhe se keni antitrupa dhe që në princip fetusi nuk rrezikohet. Në rast të rezultatit negativ (mungesës së antitrupave) duhet të jini shumë të kujdesshëm që të mos infektoheni gjatë shtatzënisë. Më së miri do të ishte të shmangni prekjen e objekteve që nuk janë të pastruar nga jashtëqitja e maces, të hani mish i cili është teknikisht në rregull dhe pemët e perimet t’i pastroni mirë.
Nga java e 10-të e tutje: Testi Nifty
Anomalitë kromozomale janë shkaku më i shpeshtë i abortit në shtatzëninë e hershme. Ndodhin kryesisht në çfarëdo kohe të shtatzënisë dhe parandalimi nuk është në dorë të shtatzënës. Anomalitë kromozomale më të njohura janë Sindroma Down, megjithatë ka shumë anomali kromozomale tjera. Për këtë janë testet jo invazive gjenetike (NIPT) të nevojshme gjatë shtatzënisë.
Nga java e 10-të e shtatzënisë mund të ekzaminojmë tërë materialin gjenetik të fetusit dhe të kontrollojmë besueshmërinë e prezencës të anomalive të ndryshme kromozomale – thjesht me marrjen e gjakut të nënës. Teknologjia e avancuar NIFTY i jep prindërve të ardhshëm rezultate shumë të besueshme për shëndetin gjenetik të foshnjës së palindur. Rezultati negativ i testit NIFTY tregon me një besueshmëri prej 99,99% që çrregullimet abnormale të testuara nuk janë prezente tek foshnja e juaj. Duke patur këtë siguri do të keni një brengë më pak gjatë pjesës tjetër të shtatzënisë.
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
Çfarë kontrollon testi NIFTY? NIFTY kontrollon të gjitha kromozomet e foshnjës. Ai mundëson kontrollin e përgjithshëm të shëndetit gjenetik. Me Sindromën Down (trisomia 21) dhe testi NIFTY Plus gjithashtu detekton:
- trisominë 9,13,16,18 i 22
- çrregullimet e kromozome të gjinisë
- Delecitë e 60 sindormave dhe mikroduplifikimin (kur vetëm një pjesë e kromozomeve mungojnë apo janë duplifikuar).
Nga java e 11 deri në 14: Ekzaminimi i translucences nuhale
Matja e translucencës nuhale është test i cili detekton çrregullimet kromozomale te fetusit. Testi i matjes së translucencës nukale mat hapësirën e transparente në indin në pjesën e pasme të qafës së foshnjës dhe quhet translucencë nukale. Foshnja me çrregullime mesatarisht të akumuluara me më shumë lëngje në atë pjesë të qafës gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, është si rezultat se kjo sipërfaqe është më e madhe se mesatarja. Gjinekologu mund të mat atë sipërfaqe përmes ultrazërit, kjo procedurë është joinvazive dhe nuk është e dëmshme për foshnjën. Ekzaminimi i translucencës nukale vlerëson besueshmërinë e çrregullimeve kromozomale lidhur me Sindromën Down T21, Sindromën Edwards T18 dhe Sindromën Patau T13 që ndryshe janë qrregullime fetale prezentë në popuallatë. Kuptohet gjinekologu detekton vetëm 75-80% të fetusit me Sindromën Down me ndihmën e matjes së translucencës nukale. Për shkak të kësaj rekomandohet kryesisht testi double marker që mat hormonet beta-HCGIPAPP në gjakun e nënës. Ky test ka vlerën pozitive parashikuese 85-90%.
Matja e translucencës nukale gjinekologu shpesh e shoqëron me kontrollimin e përgjithshëm të ultrazërit që do të vlerëson më herët morfologjinë e fetusit. Atëherë kontrollon organet fetale dhe identifikon apo përjashton mundësinë e çrregullimeve strukturale.
Shpresojmë që ky përshkrim i shkurtër dhe përshkrimi i ekzaminimeve më të rëndësishme gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë do të lehtëson rrugëtimin tuaj dhe do të jetë më i thjeshtë. Mbani në mend se duhet ta ruani qetësinë e brendshme dhe të jeni të rrethuar nga më të dashurit, tentoni të kënaqeni në këto momente të çmuara sa më shumë të jetë e mundur!
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
Artikull i sponsorizuar