COVID-19 mbetet një kërcënim edhe pse nuk është më një emergjencë shëndetësore globale, paralajmëroi mbikëqyrësi i vaksinave të BE-së në konferencën e tij përfundimtare për pandeminë.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka njoftuar se po ndalonte informimet e saja të rregullta, të cilat për gati tre vjet u ndoqën me vëmendje për zhvillimet më të fundit mbi mjekimet dhe trajtimet shumë të nevojshme rreth COVID-19, raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.
Por rregullatori me bazë në Amsterdam tha se do të vazhdojë punën e tyre për vaksinat, për variantet e reja të sëmundjes, e cila ka marr jetën e milionave njerëzve dhe ka shkaktuar çrregullime ekonomike.
“Ky virus është dhe do të mbetet një kërcënim, veçanërisht për më të rrezikuarit,” tha shefi i vaksinave të EMA-së, Marco Cavaleri.
Mes tjerash, ai tha se virusi ishte “ende duke qarkulluar dhe variante të reja po shfaqen“.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi më 5 maj se pandemia COVID nuk përbën më një emergjencë shëndetësore globale. /Gazeta Shneta/