Emiratet e Bashkuara Arabe, paralajmëruan të hënën se njerëzit duhet të ndjekin masat anti-COVID, duke përfshirë mbajtjen e maskave brenda ose të përballen me gjoba të rënda, pasi rastet u dyfishuan në një javë.
Mes tjerash, u bëri thirrje gjithashtu njerëzve që rezultojnë pozitivë të respektojnë rregullat e izolimit, duke shtuar se normat e shtrimit në spital po rriteshin, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Rastet e regjistruara ditore u ngritën në 1,356 të martën nga 572 një javë më parë, jo shumë larg nga kulmit prej 3,116 të regjistruar në muajin janar.
Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftojnë se 100 për qind e popullsisë së tyre prej 10 milionë është e vaksinuar.
“Një mungesë angazhimi për izolim u vu re në një grup të vogël njerëzish të infektuar me COVID-19, i cili kërcënon sigurinë e komunitetit dhe shkakton përhapjen e virusit,”. /Gazeta Shneta/