Një video emocionale e një të dashuri që propozonte partneren e tij vetëm pak çaste pasi ajo lindi, ka shkuar virale – duke mbledhur më shumë se 12 milionë shikime në internet.
Ajo që shkaktoi lotët e nënës 19 vjeçare Alizah Rodriguez që lindi vajzën e saj Ezrah, në Qendrën Mjekësore Albany në Nju Jork ishte edhe një shënim nga i dashuri i saj, Devontae Gonzalez, përcjell Gazeta Shneta.
Nëna e re u emocionua jashtëzakonisht shumë, derisa në mbishkrimin e letrës që kishte lënë afër foshnjës ishte ‘Përshëndetje nënë, jam shumë e kënaqur që më në fund jam këtu’./Gazeta Shneta/