Estrogjeni është një grup i hormoneve seksuale që promovojnë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e karakteristikave femërore në trupin e njeriut. Ky hormon luan rol thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e karakteristikave sekondare seksuale të grave, të tilla si gjinjtë, flokët pubike, rregillimin e ciklit menstrual dhe sistemin riprodhues.
Gjatë ciklit menstrual, estrogjeni prodhon një mjedis të përshtatshëm për fekondim, implantim dhe ushqimin e embrionit dhe kontrollon ovulacionin. Çekuilibrimi i këtyre hormoneve mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore dhe ndryshime fizike të padëshiruara.
Faktet rreth estrogjenit
Vezoret janë lokacioni kryesor për prodhimin e estrogjenit
Estrogjeni ndikon në ndryshimet strukturore midis trupit të mashkullit dhe të femrës
Estrogjeni sintetik ka një sërë përdorimesh në mjekësi, duke përfshirë kontrollin e lindjes dhe menaxhimin e efekteve të menopauzës.
Estrogjeni është i përfshirë në zhvillimin e një sërë çështjesh shëndetësore.
Përfitimet e estrogjenit
Vezoret, estrogjeni ndihmon në stimulimin në përmirësimin e shëndetit të vezorëve
Vagina, stimulon rritjen e vaginës në madhësinë e saj të rritur, trashjen e murit të vaginës dhe një rritje të aciditetit vaginal që zvogëlon infeksionet bakteriale. Ndihmon gjithashtu në lubrifikimin e vaginës.
Tubat fallopiane, estrogjeni është përgjegjës për rritjen e një muri të trashë dhe muskulor në tubat fallopiane dhe për kontraktimet që transportojnë qelizat e vezës dhe spermës.
Uterus, estrogjeni rrit dhe mirëmban mukozën rreth mitrës.
Nivelet e çrregulluara të estrogjenit
Nivelet e çrregulluara të estrogjenit përfshijnë:
Perioda të vonuara
Gjakderdhje e rëndë gjatë menstruacioneve
Djersitje gjatë natës
Gunga në gji dhe mitër
Luhatje të humorit dhe probleme me gjum
Shtimi i peshës
Dëshirë e ulët seksuale
Lodhje
Ndjenja të depresionit dhe ankthit
Lëkurë të thatë./GazetaShneta/