Sipas një studimi të ri nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), personat që kanë më shumë të ngjarë të përhapin koronavirusin janë fëmijët ose adoleshentët me të cilët ndani një shtëpi.
Paralajmërimi i CDC-së, vjen përmes një raporti të botuar së fundmi që shqyrtoi rastin e një vajze 13-vjeçare e cila u infektua me koronavirus para se të merrte pjesë në një pushim të gjatë familjar, ku 14 persona të afërm ndanin një shtëpi verore me pesë dhoma gjumi.
Askush nga mysafirët në shtëpi nuk praktikonte distancim shoqëror ose mbante maska fytyre – gjë që rezultoi në infekimin e 11 personave të afërm të vajzës që përhapi virusin, raporton The New York Times, përcjell Gazeta Shneta.
Ky raport, gjithashtu thekson se pacientja bëri një test të shpejtë të Covidit para se të vizitonte familjen.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Jo vetëm që testi dha një ‘rezultat të rremë negativ’, por e vetmja simptomë që ajo përjetoi ishte bllokimi i lehtë i hundës, duke e lënë atë pa dijeni se ishte e infektuar dhe përhapte koronavirus te të afërmit e saj.
Studimi arriti në përfundimin se skenari përfaqësonte një rrugë shumë të zakonshme për transmetimin e Covidit.
“Ky shpërthim thekson disa çështje të rëndësishme,” shkroi Dr. Noea G. Schwartz, autore kryesore e raportit.
“Së pari, fëmijët dhe adoleshentët mund të shërbejnë si burim për shpërthimet e Covid-19 brenda familjeve, edhe kur simptomat e tyre janë të lehta” përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/