Gjatë ditës së sotme, një front i ftohtë do të kaloj mbi vendin tonë, që do të sjell sërish vransira dhe të reshura shiu. Ditëve të para të javës, nga Mesdheu do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore, ndërsa nga Evropa qendrore fusha të larta barike do të sjellin përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell, shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Të hënën, në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë, me ngrica, e në vise të ulëta vende-vende priten mundësi edhe për mjegull. Gjatë ditës do të mbajë mot më i butë, pjesërisht i vranët. Deri ditën e enjte parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me kthjellime dhe me intervale më të gjata me diell.
Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e premte dhe në fundjavë, një turbullirë nga Atlantiku do të përkeqësoj motin me reshje të reja shiu, si dhe rënie të temperaturave.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, madje edhe mbi vlera mesatare për këtë periudhë. Minimalet do të rriten nga -1C deri në 7C, e ato maksimale nga 16C deri në 23C, ditën e enjte.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-10m/s. Shtypja atmosferike nga vlerat mbi normale, gradualisht do të zbres në vlera normale. /Gazeta Shneta/