Rreth 90% të filxhanëve të kafesë nëpër zyrë kanë përplot me baktere që shkaktojnë sëmundje, madje 20% prej tyre mund të jenë të prekura nga materie fekale.
Bakteret e kolegëve shpërndahen nëpër filxhanët e kafesë përmes shpuzës me të cilën pastrohen të gjitha enët e një zyre.
Profesori i mikrobiologjisë, Charles Gerba, nga Universiteti i Arizonës, i cili ka zhvilluar disa studime për këtë çështje, ka thënë që 20% e filxhanëve të kafesë janë të mbushur me baktere koliforme.
Përveç shpuzës që përdoret për pastrimin e tyre, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe ambientit ku përgatitet kafeja.