Pasi kaloi një muaj në gjendje kome për shkak të Covid-19, Dom, fëmija 5 muajshe, do të shkoj në shtëpi dhe të festoj datëlindjen e tij gjashtëmujore.
Disa muaj pasi lindi, Dom u diagnostifikuar me Covid-19 në spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro. Ai kaloi 54 ditë në spital, 32 ditë prej tyre në gjendje kome të induktuar dhe të lidhur me ventilator, transmeton Gazeta Shneta.
“Ai kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështuqë mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial”, tha ai.
“Por, ilaçet nuk funksionuan dhe ai u përkeqësua. Pastaj unë dhe gruaja ime vendosëm ta çonim atë në një spital tjetër dhe u testua. Ishte koronavirusi”, vazhdoi babai i tij.
Andrade dhe gruaja e tij, Viviane Monteiro, tha se ishte një mrekulli që Dom u zgjua nga koma. /GazetaShneta/