Acidi folik, është një vitaminë B që gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë perimet me gjethe jeshile të errëta, frutat, arrat, fasulet, bizelet, produktet e qumështit, mishin, vezët dhe drithërat.
Ndër të tjera, acidi folik kërkohet për prodhimin e qelizave të reja dhe për sintezën e duhur të ADN-së. Kjo vitaminë është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës, shkruan Pregnancy Info.ca përcjell Gazeta Shneta.
Për të qenë efektiv, acidi folik duhet të merret para konceptimit të shtatzënisë.
Acidi folik ndihmon në parandalimin e disa llojeve të defekteve të lindura të quajtura ‘defekte të tubit nervor’. Këto ndodhin kur shtylla kurrizore e fetusit nuk mbyllet plotësisht ose truri dhe kafka nuk zhvillohen siç duhet. Defekte të tjera duke përfshirë çarjen e qiellzës dhe disa defekte të zemrës mund të lidhen gjithashtu me marrjen e pamjaftueshme të acidit folik.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Sa është doza e acidit folik, që rekomandohet të merret?
Nuk është e rëndësishme vetëm sasia e acidit folik që merrni, por edhe koha. Shumica e defekteve të tubit nervor ndodhin në 4 javët e para të shtatzënisë, shpesh para se nëna të jetë e vetëdijshme se është shtatzënë.
Përafërsisht gjysma e shtatzënive janë të paplanifikuara, kështu që edhe nëse nuk po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, por jeni në moshë riprodhuese, merrni parasysh marrjen e një multivitamine ditore që përmban 0,4 mg acid folik.
Nëse jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë, plotësimi i acidit folik ndryshon në varësi të rrezikut tuaj të veçantë për defekte të tubit nervor. /Gazeta Shneta/