Cuclla është prej objekteve që qetëson foshnjën tuaj, dhe në shumë raste ata nuk duan ta largojnë.
Por jo rrallëherë mund të bije në tokë, dhe nëna nuk ka mundësi ta dezinfektojë për shkak te rrethanave të ndryshme.
Ndërsa, shohim se nënat mundohen ta pastrojnë duke futur në gojën e saj, që të gjitha papastëritë të largohen.
Por, sa është e shëndetshme e gjithë kjo?
Studiues të ndryshëm kanë kundërshtuar për vite me radhë njëri-tjetrin duke nxjerrë argumente të ndryshëm. Por rezultati përfundimtar ka qenë vetëm një: kjo gjë është e gabuar dhe këto rezultate do të mbështeten edhe nga një numër shumë i madh mjekësh pediatër.
Përse të pastrosh biberonin në gojë është e gabuar?
Kjo është e gabuar edhe kur bëhet fjalë për nënën. Pështyma përmban shumë mikrooganizma dhe nëpërmjet saj mund të transmetohen shumë viruse dhe baktere.
Nëse ju si nënë do të fusni biberonin e fëmijës në gojë do ta fusni në kontakt me pështymën dhe për pasojë do të rritet mundësia e transmetimit të sëmundjeve virale dhe bakteriale, të cilat mund të shfaqen edhe disa ditë më pas.
Ana më e rrezikshme lidhet me faktin se të vegjlit kanë një sistem imunitar jo të maturuar në mënyrën e duhur dhe ndërkaq organizmi i tyre nuk mund të luftojë disa viruse dhe bakterie që janë karakteristikë e të rriturve.
Është e vërtetë që infeksionet e të rriturve mund të transmetohen tek fëmija edhe nëpërmjet mënyrave të tjera, megjithatë kjo praktikë do të rriste edhe më shumë rrezikun, prandaj duhet të evitohet në mënyrë kategorike. /pernenat/