Vitin e kaluar, 52 fëmijë vdiqën nga qëndrimi në një makinë për shkak të temperaturave të larta. 2018 shënon vitin më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit, sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë (NSC).
Rekordi i mëparshëm ishte 49 vdekje në 2010. Që nga viti 1998, pothuajse 800 fëmijë kanë vdekur nga nxehtësia e automjeteve. Raporti vjen kur moti i ngrohtë është në horizont dhe shpresojmë se do të shërbejë si një kujtesë për prindërit këtë verë.
Kur prindërit dëgjojnë një histori të tmerrshme për një fëmijë që vdes pasi u la në një makinë ku temperatura kishte arritur vlera shumë të larta, gjëja e parë që ata mendojnë është se kurrë nuk do t’u ndodhë atyre. Në fakt, në një sondazh të KarsForKids 2018, vetëm 16 për qind e prindërve ishin të shqetësuar se një tragjedi të tillë mund të ndodhte me ta. Por e vërteta është se mund të ndodhë me këdo, dhe gjëja më e mirë që prindërit mund të bëjnë është të ndërmarrin hapat e duhur për ta parandaluar atë.
Nuk duhet të jetë një ditë shumë e nxehtë që rreziku të jetë i pranishëm. Temperaturat brenda automjeteve mund të arrijnë nivele kërcënuese për jetën edhe në ditë të freskëta ose me re. Lënia e dritareve paksa të hapura nuk mjafton: fëmijët nuk duhet të mbeten pa mbikëqyrje.
Tri rrethanat kryesore që rezultojnë në vdekjen e fëmijëve në makinat e nxehta janë:
Harrimi i fëmijës në një makinë;
Mungesa e kontrollit të fëmijës në makinë;
Lënia e qëllimshme e fëmijës në makinë.
Hapi i parë është të edukoni veten dhe të tjerët për kërcënimin që paraqesin makinat e nxehta. Mos i lini kurrë fëmijët vetëm në makinë, por edhe kur jeni të pranishëm mbajeni gjithmonë fokusin tek ata.