Dita e ditës, Zvicra po përballet me një rritje jashtëzakonisht të madhe të numrit të rasteve pozitive, treguan zyrtarët shëndetësor.
Në lidhje me gjendjen aktuale, vendi po rrezikohet të ballafaqohet me mungesë të shtretërve dhe njësive të kujdesit intensiv shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Përgjatë një konference për shtyp, kreu i task forcës, Martin Ackermann, tregoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe paralajmëroi që spitalet tashmë kanë arritur limitet e tyre.
“Zvicra tashmë nuk ka vend për të hospitalizuar pacientët e infektuar me covid-19, dhe numri i viktimave po rritet”, tha Ackermann.
Tutje, ai shtoi se Zvicra duhet të krijojë një opsion për kufizim të plotë për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, njoftoi se qeveria zvicerane ka në plan të shpallë masa më të rënda kufizuese.
Gjatë ditës së djeshme, vendi shënoi afro 6 mijë raste pozitive./GazetaShneta/