Gjinekologu skandaloz nga Turqia, Ahmet Payasli, ka trajtuar gratë kosovare me barna me afat të skaduar, me origjinë të panjohur, si dhe produkte mjekësore me prejardhje të dyshimtë për trajtim të pacienteve për IVF.
Këto janë të gjeturat e Inspektoratit Farmaceutik, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bastisur ordinancën e tij në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Shneta.
U.D. i Drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Shaban Osmanaj, ka treguar se është ftuar nga Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike të Rajonit të Prishtinës të shtunën rreth orës 19:00.
Osmanaj ishte ftuar për të asistuar në inspektimin lidhur me dyshimet se në Klinikën “Dr. Payasli” në qendër të Prishtinës, janë përdorur produkte mjekësore me prejardhje të dyshimtë për trajtimin e grave për fekondim In Vitro.
Dyshimet rezultuan të bazuara pasi mjeku nga Turqia nuk arriti të dëshmojë origjinën e produkteve mjekësore.
Dr. Osmanaj ka treguar në detaje të gjeturat e tij në ordinancën specialistike gjinekologjike, ku ndër të tjera janë zbuluar anestetik pa afat, si dhe shiringa të mbushura me hormone të cilat përdoren për IVF.
“Antibiotik (kundër infeksioneve, Analgjezik dhe antipiretik (kundër dhembjes dhe temperaturës së lartë),l Anestetik lokal (me afat të skaduar), shiringa të mbushura me Hormone të cilat përdorën ndër të tjera dhe për Feritilzim të asistuar mjekësor, Antireumatzmal, Antiemetik (kundër vjelljeje), si dhe disa epruveta të cilat ishin të mbushura me lëng ngjyrë vjollce (të cilat janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik për analiza të mëtutjeshme) Shumica e barnave kanë pasur banderola të R së Kosovës por pala e inspektuar ka dështuar të paraqes fakte mbi origjinën e produkteve mjekësore”, ka bërë të ditur Osmanaj.
“Po ashtu kishte dhe barna me afat te kaluar”, ka shtuar ai.
Inspektori i MSH-së tha se janë sekuestruar për analizë të mëtutjeshme produktet e Hormoneve si dhe epruvetat me përmbajtje të panjohur.
Osmanaj ka thënë se rasti nuk ka përfunduar ende dhe se janë duke u bërë hetim nga Inspektoriati dhe organet tjera kompetente.
Poashtu dy laptopë, fletore personale me shënime të pagesave nga klientët, 6 telefona dhe një pasaportë, si dhe shumë dokumentacione të tjera që do të përdoren në procedura të mëtutjeshme. /Gazeta Shneta/